Ju prezantojmë shqiptarin talent në Itali Sabeeno

Mediale Vip

Ju prezantojmë shqiptarin talent në Itali Sabeeno

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 16:24
Sabian Memaj

Ai është një një talent i ri i muzikës Hip-Hop, Tral dhe Drill e mbi të gjitha është shqiptar. Po flasim për artistin Sabian Memaj apo Sabeeno djaloshi i cili jeton në Bergamo të Italisë por është me origjinë nga Malësia e Madhe.

Njëkohësisht ai është dhe një Beatmaker/Producent mjaft i mirë por edhe bashkêpunon për muzikë me producentë të tjerë.

Sabeeno megjithëse jeton në Itali nuk lë anash pa dëgjuar edhe artistët shqiptarë dhe muzikën e tyre si: Dardan, Buta, Noizy dhe BM OTP, e ndërsa artisti i preferuar që do të donte të kishte një bashkëpunim është Dardan, por pa veçuar vetëm atë edhe të tjerë si BM OTV duke thënë se i pëlqen stili i këtij të fundit dhe sepse të dy janë nga Qarku i Shkodrës.

Image
Njoftimi

Ai dëshiron që muzika e tij të dëgjohet kudo në botë e ta dinë të gjithë vlerën e popullit shqiptar.

Projekti më i ri që është publikuar quhet “Trenches” një EP që janë vetëm instrumentale dhe bashkëpunime me disa producentë evropianë, ndërsa na ka treguar se ka disa instrumente gati, por dëshiron që këto të përdoren me ndonjë bashkëpunim më artist shqiptar e që ne mezi e presim.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat