Nora Istrefi paralajmëron bashkëpunimin me Eli Malajn

Mediale Vip

Nora Istrefi paralajmëron bashkëpunimin me Eli Malajn

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 16:13
Nora Istrefi dhe Eli Malaj.

Këngëtarja Nora Istrefi po punon për një projekt të ri muzikor.

Këtë herë autorja e “Amanet” ka bashkuar forcat me këngëtaren Eli Malaj.

Kështu ka bërë të ditur vet Nora në një postim në llogarinë e saj të Instagramit, ku dyshja shihen teksa bëjnë xhirimet për videoklipit.

Në videon e postuar nga Nora, dyshja shihen teksa bisedojnë me njëra-tjetrën të veshur me fustane elegante dhe me shumë stil.

Ndërkohë, kujtojmë që ky projekt i Norës vjen pas një tjetër bashkëpunimi të saj me këngëtarin Kushtrim Kelani “E hupa zemrën tanë”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Nora Istrefi (@noraistrefi)

Ndërsa, Eli së fundmi u bë virale në rrjete sociale me performancën ‘live’ të këngës “Jeta prap vazhdoi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat