Julia Roberts e kujton Matthew Perry, thotë se ka kujtime të paharrueshme me të

Mediale Vip

Julia Roberts e kujton Matthew Perry, thotë se ka kujtime të paharrueshme me të

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 18:27
Julia Roberts dhe Matthew Perry

Aktorja Julia Roberts i ka ndarë kujtimet e saj për Matthew Perry pas vdekjes së aktorit të dashur të Friends.

Aktorja ka thënë se sa herë e kujton atë ka mendime dhe ndjenja të mira.

“Vdekja e papritur e dikujt kaq të ri është zemërthyese”, tha Roberts për Entertainment Tonight.

“Unë mendoj se, e dini, thjesht na ndihmon të gjithëve të vlerësojmë atë që kemi dhe të vazhdojmë të ecim në një mënyrë pozitive sa më mirë”, ka thënë Roberts.

Perry, i cili vdiq në moshën 54-vjeçare në tetor, më parë zbuloi se kishte një lidhje  tre-mujore me Roberts rreth kohës kur ajo u shfaq në episodin “The One After the Super Bowl” në vitin 1996, shkruan People.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat