Letra për Santianën: Je më e fortë vetëm, s’të duhet shfrytëzuesi që të përdori për intrigat e tij

Mediale Vip

Letra për Santianën: Je më e fortë vetëm, s’të duhet shfrytëzuesi që të përdori për intrigat e tij

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 22:32
Santiana

Gjatë spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, për Santianën ka arritur letra e shumë pritur nga partneri i saj jashtë shtëpisë.

Santiana e zotuar ta ndalojë lojën në BBVK nëse i kërkohet nga partneri, morri një porosi krejt tjetër.

“Prisja të ishte një furtunë, një uragan siç je jashtë, që merr çdo gjë përpara e s’ndalesh asnjëherë, kundrejt asnjë sfide. Por, larg nga pritshmëritë, ndodhi që në rrugë të shfrytëzoheshe për lojën e dikujt tjetër, pa menduar fare për pasojat. Ti Santi u keqpërdore. Mesazhin e parë e ke marrë nga nëna, ky i imi është i fundit mbi këtë pjesë”, u tha në letër.

“Shumë më e fortë je vetëm. Në këtë rrugëtim s’të duhet shfrytëzuesi që të përdorë për intrigat e tij”, u tha tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat