Alaudin Hamiti nervozohet me Ilirianën, jep një mesazh të fuqishëm për vajzat

Mediale Vip

Alaudin Hamiti nervozohet me Ilirianën, jep një mesazh të fuqishëm për vajzat

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 12:13
Alaudin Hamiti

Iliriana Sadriu në spektaklin e së hënës në Big Brother VIP Kosova 2 ka qenë një emër shumë i komentuar.

Kjo për shkak të një klipi që iu prezantua, ku shihej një afërsi e Shqipes me partnerin e saj, Adrin.

E më pas kjo u diskutua në Prime, përfshirë këtu edhe raportin e çiftit dhe për pjesën se si flasin me të tjerët.

Në një moment, prezantuesi i këtij formati Alaudin Hamiti, iu vërsul Ilirianës pas një fjalie që ajo tha.

I njëjti ka dhënë një mesazh të fuqishëm duke theksuar se nuk dëshiron që asnjë të grua të mendoj që një burrë është më i aftë të flas më mençur se një grua.

“Presidenten e Kosovës e kemi femër, medaljen olimpike e kemi nga një femër, këngëtarja më e mirë ne botë është femër, të gjitha që na reprezentojnë më së miri në botë janë femra dhe gra, që na dëshmojnë se mendojnë më mirë se ne meshkujt”, u shpreh Hamiti.

Sadriu në anën tjetër gjatë kohës që po fliste tha që edhe ajo është përkrahëse e grave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat