Butrint Imeri paralajmëron bashkëpunimin me Stealth dhe Vinz, videoja bëhet virale në TikTok

Mediale Vip

Butrint Imeri paralajmëron bashkëpunimin me Stealth dhe Vinz, videoja bëhet virale në TikTok

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 20:16
Këngëtari i njohur, Butrint Imeri

Këngëtari i njohur, Butrint Imeri ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor.

Ai ka zbuluar se po vjen në bashkëpunim me dy reperët e njohur nga Shqipëria, Stealth dhe Vinz.

Autori i “Cigare” publikoi një video të shkurtër në TikTok të shkëputur nga kënga e re që mban titullin “Gaboi”.

@imbutrint

GABOI 🔥🔥🔥

♬ original sound - BUTRINT IMERI

Fragmenti i shkurtër i këngës është bërë viral në rrjetet sociale dhe Butrinti ka postuar shifrat e mbi një milionë klikime që arriti videoja në ditën e parë të publikimit.

“Hiti i vitit”, ka shkruar Butrinti në postimin në InstaStory.

Megjithatë, artistët nuk kanë dhënë të tjera detaje rreth kohës së lansimit të projektit.

Ndërkohë, Butrinti aktualisht po shijon suksesin e bashkëpunimit të fundit me Era Istrefin “Lonely”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat