Linda Halimi shpërthen në lot, thotë se ndjen mall për vajzën

Mediale Vip

Linda Halimi shpërthen në lot, thotë se ndjen mall për vajzën

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 11:10
Linda Halimi

Linda Halimi ka shfaqur së fundmi anën emocionale në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP.

Ajo është parë duke qarë, ndonëse për këtë kishte një arsye të fortë, duke thënë se ndjen mall për të bijën.

Këngëtarja nga Vitia është nënë e një vajze dhe thotë se kur hyri brenda nuk i tregoi të bijës.

Për këtë, bukuroshja e njohur është ndjerë fajtore, teksa shtoi se nuk duhej ta gënjente.

Atë e qetësuan dhe i thanë disa fjalë banoret e tjera të këtij reality shou, Alba e Santiana.

Artistja vazhdoi të qante, por që shprehu tërë kohën, dëshirën për ta parë e takuar.

Linda ndryshe është e martuar prej vitesh me reperin amerikan, Big D.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat