I fusin qepë në shtrat, Edona James reagon e revoltuar: Çfarë loje është kjo?

Mediale Vip

I fusin qepë në shtrat, Edona James reagon e revoltuar: Çfarë loje është kjo?

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 11:51
Edona James

Po vazhdojnë të ndodhin gjëra të ndryshme në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP.

Gani Gërmia së fundmi ka spërkatur dhomën e gjumit dhe shtretërit e banorëve me qepë.

Kjo e ka revoltuar në masë të madhe konkurrenten Edona James, e cila ka reaguar ashpër pas kësaj.

Transgjinorja nga Suhareka thotë se kjo nuk është lojë dhe nëse nuk kanë çfarë të bëjnë më të ecin në shtëpi.

“Kjo për mua nuk është lojë, kjo për mua është papastërti. Nuk është lojë kjo për mua. A kanë luajtur apo çfarë, unë flej era nuk del më”, u shpreh ajo.

Biondja tutje theksoi: Çfarë loje është kjo, nuk kanë lojë e bëjnë këso gjërash. Nëse nuk ke lojë shko në shtëpi. Çfarë po bën këtu më, tani ku ta di ku janë qepët e tjera”.

Kjo duket të ishte një plan i Ganisë për t’i nxitur më shumë konkurrentët e kësaj shtëpie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat