Edona i hakmerret Gani Gërmisë – ia hedh rrobat në pishinë pasi i futi qepë në shtrat

Mediale Vip

Edona i hakmerret Gani Gërmisë – ia hedh rrobat në pishinë pasi i futi qepë në shtrat

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 11:52
Edona

Edona James së fundmi u nervozua në masë të madhe me konkurrentin e shtëpisë, Gani Gërminë.

Kjo për faktin se gazetari e humoristi i futi qepë në shtrat, jo vetëm biondes, por edhe banorëve të tjerë.

Ajo me këtë rast reagoi ashpër duke thënë se nuk mund që të bie në këtë gjendje.

Transgjinorja nga Suhareka mes tjerash theksoi se kjo nuk është lojë dhe nuk bëhet në këtë mënyrë.

Në shenjë hakmarrjeje, Edona mori një pjesë të rrobave të Ganiut dhe i hodhi në pishinë.

“Ia hodha të gjitha të Ganisë”, u shpreh ajo teksa u pyet nga Alby the Goat se çfarë po bënte.

Edona tashmë shquhet për energjinë pozitive dhe për paraqitjen pa doreza në BBVK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat