Sherr në mes Ganiut dhe Bleros? Alaudin Hamiti del me një sqarim, ja pse u mbyll transmetimi live për disa orë

Mediale Vip

Sherr në mes Ganiut dhe Bleros? Alaudin Hamiti del me një sqarim, ja pse u mbyll transmetimi live për disa orë

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 12:49 Përditësuar në ora: 15:33 më 06.12.2023
Foto ilustrim

Ndalimi i transmetimit të BBVK dhe dyshimet për dhunë – Vjen sqarimi nga Alaudin Hamiti

Ditën e sotme po komentohet jashtëzakonisht shumë lidhur me situatën e fundit në “BBVK”, ku po thuhet se transmetimi është ndërprerë për disa orë.

Madje po raportet se ka pasur edhe dhunë brenda shtëpisë.

Lidhur me këtë ka reaguar moderatori i këtij formati, Alaudin Hamiti.

Sipas tij, ndërprerja e transmetimit ka ndodhur si pasojë e një defekti teknik në Artmotion.

Ky defekt ka errësuar dy kanale të platformës, por që pas intervenimit transmetimi është rikthyer pas një ore e gjysmë.

Aludimet për dhunë fizike i ka hedhur poshtë, teksa i ka cilësuar si të rreme.

---------------

Tensionet në ‘Big Brother Vip Kosova’ nuk paskan të sosur. Thuhet se mes dy banorëve, Ganiut dhe Bleros situata e debatit ka dalë jashtë kontrollit.

Në faqen zyrtare të formatit në Instagram por edhe kudo në rrjet po qarkullojnë komente se Ganiu ka goditur me gotë Bleron.

Raportohet se për këtë shkak produksioni ka ndërprerë pamjet në kanalet e transmetimit live për disa orë, duke mos dhënë asnjë shpjegim.

Disa prej komentuesve kritikojnë produksionin e formatit për mos transparencë. Nuk dihet saktësisht se çfarë mund të ketë ndodhur mes banorëve, ndërsa e vërteta pritet të zbulohet spektaklin e së premtes.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat