Diona Fona paralajmëron këngën e re “Falma”

Mediale Vip

Diona Fona paralajmëron këngën e re “Falma”

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 19:26
Diona Fona

Këngëtarja e njohur shqiptare, Diona Fona po rikthehet me një projekt të ri muzikor.

Përmes rrjeteve sociale, autorja e “Havera” ka zbuluar se është drejt finalizimit të një këngë te re dhe një pjesë të shkurtër e ka ndarë edhe me fansat.

Në një video ku ajo shihet në makinë, Diona ka zbuluar një fragment nga projekti që mban titullin “Falma” dhe pritet të publikohet së shpejti.

“Falma”, po vjen së shpejti”, ka shkruar Diona në mbishkrimin e postimit, ndërsa të shumta ishin komentet e fansave, të cilët me padurim presin një këngë të re nga ajo.

Kujtojmë që ky projekt i Dionës vjen pas një bashkëpunimit të suksesshëm me reperin Lumi B “Bounce”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat