Olta Gixhari publikon mesazhin që i dërgoi Kiara Titos mbi shtatzëninë, por nuk mori një përgjigje

Mediale Vip

Olta Gixhari publikon mesazhin që i dërgoi Kiara Titos mbi shtatzëninë, por nuk mori një përgjigje

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 21:00
Kiara Tito dhe Olta Gixhari

Pasi Kiara Tito dhe Luiz Ejlli ndanë lajmin e ëmbël se do bëhen prindër së shpejti, u vu re se morën urime nga shumë figura publike. Edhe nga ata me të cilët mund të kishin pasur përplasje a qejfmbetje, si: Arbana Osmani, Ronaldo Sharka, Efi Dhedhes, Kejvina Kthella etj.

Ra në sy mungesa e një komenti nga Olta Gixhari. Në një seri me pyetje-përgjigje, aktorja është pyetur së fundmi:“E urove Kiarën për shtatzëninë, meqë nuk besoje tek dashuria e tyre?”

Olta ka zbuluar se në fakt e ka uruar privatisht me një mesazh në Instagram. “E kam uruar në privat.”, shkruan ajo teksa në mesazhin e dërguar moderatores shprehet: “Urime Kiara në rrugëtimin më të bukur në botë. Zoti ju bekoi, ashtu qofshi gjithmonë.”

Ajo që bie në sy në fakt në gjithë këtë është fakti që Kiara nuk ia ka hapur mesazhin Oltës e as nuk i ka kthyer përgjigje.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat