Aludimet se Ledri u nda nga Sara pas puthjeve në 'Në kuadër të dashurisë', flet aktori

Mediale Vip

Aludimet se Ledri u nda nga Sara pas puthjeve në 'Në kuadër të dashurisë', flet aktori

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 21:06
Roerd Toçe/ Sara Hoxha

Duket absurde por një nga teoritë që kanë qarkulluar në mediat sociale për ndarjen e Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës është roli i Sarës në filmin 'Në kuadër të dashurisë'.

Është aluduar se puthjet që ajo ka pasur me aktorin Roerd Toçe nuk është pritur mirë nga Ledri dhe kjo ka çuar në ndarje. I ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, Roerdi u pyet se si ndihet kur ai përmend fjalën puthje, pasi në media është përfolur që Ledri nuk ishte në dijeni për puthjen që ata të dy do të shkëmbenin dhe kjo është arsyeja që janë ndarë.

“Larg qoftë! Të gjykosh një aktor pse shkëmbeu një puthje është si t’i thuash pse fole në film. Roli, skenari dhe teksti janë të tilla, regjisori ka detyrë të të japë një rol që të ndihesh sa më komfort që të transmetohet mirë tek publiku. Sara e ka arritur këtë”, u shpreh Roerdi.

Roerdi e mohon totalisht se kjo mund të jetë një arsye se pse ata të dy janë ndarë sepse në film këto gjëra janë normale.

Vetë Sara ka folur disa herë për puthjet duke deklaruar:

“E kam menduar si më të vështirë që të luaja një personazh që dashurohet me dikë tjetër në film. Por në momentin që e kam njohur Roerdin, ai ma ka bërë shumë më të lehtë të gjithë situatën. Kam patur shumë ndihmë dhe mbështetje nga shumë njerëz në set edhe jashtë setit, duke filluar që nga Besi dhe Kolo. Më kanë ndihmuar shumë që të punoj këtë pjesën e të luajturit si një e dashuruar në film.

Puthja e parë ka qenë pak e vështirë. Jam munduar që ta mbaj me sa më pak dubla që të ishte e mundshme. Pastaj puthja e dytë ishte e lehtë fare, nuk kishte nevojë për udhëzime se u mësova me të gjithë gjënë dhe Roerdi ishte akoma më i afërt për mua. Më dukej sikur puthja nipin tim, siç thonin aty në set”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat