Pas Luizit, edhe Kiarës i ndodh e papritura

Mediale Vip

Pas Luizit, edhe Kiarës i ndodh e papritura

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 10:58
Kiara Tito

Ditën e djeshme, këngëtari i njohur ka rrëfyer se i kishin mbyllur profilin e tij zyrtar në Instagram. Ai madje vendosi që këtë rast ta kallëzonte në sektorin e krimit kibernetik.

Pasi artisti arriti ta rimerrte profilin e tij, mesa duket është Kiara ajo që po përballet me disa probleme në profilin e saj.

Moderatorja e njohur ka bërë një postim në profilin e saj, përmes të cilit ka treguar se e ka të pamundur të hapë “broadcast channel”, të cilin fansat ia kanë kërkuar shumë.

Ajo madje ka kërkuar mendimin e ndjekësve të saj në rrjetet sociale, nëse mund ta ndihmonin që ajo të hapë kanalin e saj në Instagram, që të komunikojë sa më shumë me ta.

“Nuk e di pse nuk e hap dot “broadcast channel”. E di që ma keni kërkuar shumë dhe unë kam shumë dëshirë që ta hap por ka ndonjë problem Instagrami im pasi nuk ma jep fare si opsion. Nëse keni ndonjë ndihmë të vogël që mund të ma jepni, mund të më sugjeroni se si mund ta hap”, shprehet Kiara në videon e postuar në profilin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat