“Në vend të Julianës duhej të ikte Eni” - Balerini i “Dancing with the Stars” flet pa “dorëza”

Mediale Vip

“Në vend të Julianës duhej të ikte Eni” - Balerini i “Dancing with the Stars” flet pa “dorëza”

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 12:50
Dion Gjinika dhe Juliana Nura

Ish-finalistja e “Big Brother Vip Kosova” Juliana Nura u eleminua këtë javë nga “Dancing with the Stars”, duke lënë në mes garën për të fituar çmimin e madh.

Së fundmi ajo dhe partneri i saj në kërcim, balerini Dion Gjinika ishin të ftuarnë emisionin “Pardon My French”, ku kanë folur rreth eksperiencës së tyre në konkursin e kërcimit.

Teksa po flisnin për daljen e modeles me“Dance Off” me Irgenin dhe Joanën, në një moment balerini tha që këtë puntatë duhej të largohej Eni Shehu dhe jo Juliana.

“Është garë e fortë sigurisht por unë mendoj që puntatën që u larguam ne si logjikë duhet të ikte Eni, pas Enit duhet të iki Xhoda ose Xhoda-Eni domethënë diferencat janë plus minus një javë. Unë mendoj që në finale do të jetë Sardi, Enxhi, Arnita, Fifi. Për Atalantën mendoj që duhet të iki në gjysmëfinale. Kjo është katërshja ime.”– tha Dioni.

Nga ana tjetër, sipas këtij të fundit Lori që në javën e parë të konkursit të kërcimit nuk ka qenë shumë e drejtë në vlerësimet e saj.

“Lori në puntatën e parë ka thënë ‘Ej, kujdesni mos e merrni me kaq gaz’ që ishte anormale sepse ti kur nisesh në një garë nisesh në start me 100%. Ajo e di shumë mirë sepse e ka provuar këtë garë. Është ndryshe kur ti je kërcimtar dhe është ndryshe kur ti ulesh në panel dhe do të gjykosh të tjerët. Aty realisht ajo e di shumë mirë sepse ka qenë pjesë e këtij produksioni. Gjykimi në puntatën e parë për mua nuk ka qenë normal.”- tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat