Shqipe Hysenaj i kërkon Gani Gërmisë që ta lë alkoolin: Je i varur, e pi në mëngjes e deri në darkë

Mediale Vip

Shqipe Hysenaj i kërkon Gani Gërmisë që ta lë alkoolin: Je i varur, e pi në mëngjes e deri në darkë

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 22:25
Shqipe Hysenaj

Shqipe Hysenaj dhe Gani Gërmia janë sqaruar për incidentin që ndodhi mes tyre disa orë më parë.

Në spektakël u transmetua materiali i plotë, ku shihej Shqipja që kishte eskaluar me fjalë e ofendime ndaj gazetarit.

Kjo nisi pas një bluze që i kërkoi humoristi banores, e për të cilën ia hodhi rrobat e tjera në dhomë.

Në bisedën që po bënin në Prime, mes shumë gjërash, ish-konkurrentja e “Përputhen” kërkoi nga Ganiu që ta lë alkoolin.

Kjo pasi ai shpesh është akuzuar edhe nga banorët e tjerë që në shumë raste nuk e ka kontrolluar dot veten.

“Ka mundësi ta lësh atë alkoolin, më ke vënë në ankth, nuk të dua dot afër, sëmurem”, u shpreh ajo.

Shqipja vazhdoi duke i thënë se është i varur nga alkooli, gjersa shtoi: “E pi në mëngjes dhe në darkë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat