Mane: Ndaloni gjuhën bullizuese, ju ndjekin edhe moshat më të vogla, shumë prej jush jeni idhuj të tyre

Mediale Vip

Mane: Ndaloni gjuhën bullizuese, ju ndjekin edhe moshat më të vogla, shumë prej jush jeni idhuj të tyre

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 23:12
Bledi Mane, Alba dhe Azemi

Në spektaklin ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, këtë të premte, opinionisti Bledi Mane, u ka dhënë banorëve një këshillë.

Ai i ka sugjeruar ata që të largohen nga gjuha bullizuese, derisa e ka përmendur faktin se BBVK ndiqet nga miliona shqiptarë.

“Kam dëgjuar këtë javë bullizime pafund, kam filluar të dyshoj – a bullizoni edhe jashtë kështu dhe nga inati keni ardhur në shtëpi?

Ju duhet të jeni shembull i luftës kundër bullizimit, duke e ditur se shikoheni dhe dëgjoheni nga miliona shqiptarë kudo, dhe nga moshat më të vogla, shumë prej jush jeni idhuj të tyre”, ka thënë ai pos tjerash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat