Shqipja dhe Ganiu përplasen sërish në lavanderi, pas akuzave për ngacmim seksual: ke për të dalë nga shtëpia duke qarë

Mediale Vip

Shqipja dhe Ganiu përplasen sërish në lavanderi, pas akuzave për ngacmim seksual: ke për të dalë nga shtëpia duke qarë

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 20:30
Shqipja dhe Gania

Lavanderia e shtëpisë së BBVK u bë skena e një debati të fortë mes Shqipes dhe Ganiut, pas përplasjes që kishin ata të dy aty, prapë dyshja kanë debatuar në të njëjtin vend.

Me zë të lartë dhe emocione të qarta, Shqipja shprehet: “Në lidhje me ty unë nuk provokohem, mua më ka kapë ankthi se ti ke tre ditë që vetëm pi, dhe të erren sytë.”

Duke iu referuar një sjelljeje të vazhdueshme nga Ganiu, e cila e ka bërë Shqipen të ndihet në ankth dhe në presion të vazhdueshëm.

Ganiu, i cili ndihet i sfiduar, hedh poshtë akuzat dhe në një përpjekje për vetëmbrojtje pyet Shqipen: “A ma mshove ti, a ta mshova unë”, duke kërkuar të sqarojë incidentin që kishte ndodhur e që u tregua mbrëmë në Prime.

Shqipja, pa hezituar, i jep një përgjigje të qartë dhe vendos të përshkruajë ngjarjen siç e ka përjetuar ajo: “Jo unë nuk ta mshova, qëllimi ka qenë vetëm të të lag, unë nuk provokohem nga asnjë këtu, ti më nxore pjesën e ankthit, dhe luajte me ankthin tim.”

Duke vazhduar me ton të vendosur, Shqipja paralajmëron Ganiun për pasojat e veprimeve të tij: “Dhe pavarësisht se une ty nuk do të ta kthej, do të ta kaloj këtë herë, ke për të dalë nga shtëpia duke qarë, dhe unë do të qesh. Dhe e di pse do të qesh, sepse ke për të përfunduar në traumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat