Dua Lipa shfaqet me stil në Japoni, teksa vëmendje merr varësja e saj me simbolin e kryqit

Mediale Vip

Dua Lipa shfaqet me stil në Japoni, teksa vëmendje merr varësja e saj me simbolin e kryqit

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 23:18
Dua Lipa

Ylli i famshëm shqiptar Dua Lipa vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes botërore, këtë herë duke rrëmbyer vështrimet në Japoni me një nga paraqitjet e saj më të fundit.

Gjatë një ndalese nga një fotograf për një intervistë, Dua tregoi sërish pse konsiderohet një ikonë e modës, duke u shfaqur me një stil të sofistikuar dhe pa të metë.

E veshur me një sako të hirtë që theksonte elegancën dhe thjeshtësinë, Dua dhuronte një imazh të qetë dhe të pastër.

Mirëpo, ajo që më së shumti ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe mediave ishte zgjedhja e saj e varëses në formë të një kryqi.

Kjo zgjedhje aksesorike bëri bujë, veçanërisht kur mendohet se Dua është e njohur botërisht si përfaqësuese e besimit mysliman.

Megjithatë, Dua ka treguar se është përtej etiketimeve dhe stereotipeve, dhe se është e lirë të eksplorojë dhe të shprehë veten në mënyra të ndryshme përmes artit dhe modës.

Pavarësisht kuptimeve, nuk është dyshim se Dua Lipa vazhdon të jetë një figurë që shkakton diskutime dhe tërheq vëmendje, jo vetëm me muzikën e saj, por edhe me paraqitjet e saj në skenat ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat