Bora Zemani flet për filmin, lidhjen me Donaldin dhe planet për martesë

Mediale Vip

Bora Zemani flet për filmin, lidhjen me Donaldin dhe planet për martesë

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 23:20
Bora Zemani dhe Donald Veshaj

Mbrëmë, nata e “Dancing with the Stars” nuk ka qenë vetëm e mbushur me performanca, pikë dhe ca kunja, por edhe me rrëfime të ndjera. Bora Zemani tregoi për publikun përvojën e saj në filmin “5 Herë Jo”, marrëdhënien me Donaldin dhe planet për martesë.

Ajo e nisi rrëfimin duke thënë se ky vit ka qenë shumë i rëndësishëm për të. “Më duket sikur kryefjala e këtij viti ka qenë vetëm “nuk kam kohë”, tregoi Bora, duke shtuar:

“Patjetër që projekti më i rëndësishëm për mua gjatë këtij viti ka qenë filmi “5 Herë Jo”, që ishte një eksperiencë shumë e bukur si aktore, por edhe një rol shumë i rëndësishëm si producente”.

Moderatorja tha se orët e xhirimeve zgjasnin shumë, ndonjëherë i duhej të zgjohej edhe në 3 të mëngjesit dhe duhej të xhironin për më shumë se 12 orë.

Ajo tha se ky projekt ka ndikuar në lidhjen me Donaldin, pasi i ka rritur të dy:

“Mendoj se ky projekt na ka rritur edhe më shumë të dyve bashkë dhe ky vit, aq më tepër, e ka konsoliduar më shumë marrëdhënien tonë”.

Bora tregoi se ka puthje në film, ka në sheshxhirime e në prapaskena dhe duke qenë se në rolin e tyre, ata duhet të puthen “me detyrim” dhe kjo ishte vështirësia më e madhe sepse puthjet e tyre vinin shumë të ndjera.

Moderatorja shtoi: “5 herë jo i them Donaldit në film, por në këto 5 vite që njihemi me njëri-tjetrin, ndoshta ka pasur edhe 500 jo. Jo vetëm nga unë, po e zbus pak. Shpresoj që nga ky film e mbrapa, të themi vetëm “po”.

Bora ceku edhe pjesën e martesës, duke vijuar:

“Përflitet martesa për ne të dy, por unë nuk e shoh si një gjë kaq të rëndësishme, sepse nuk përbën ndonjë ndryshim shumë të madh në jetën time. Ne jetojmë bashkë, ne e shijojmë marrëdhënien tonë në të gjitha drejtimet, kështu që nuk do të ndryshonte diçka në raportin tonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat