Albumi i ri, Nicki Minaj ‘diss’ Megan Thee Stallion dhe Iggy Azalea

Mediale Vip

Albumi i ri, Nicki Minaj ‘diss’ Megan Thee Stallion dhe Iggy Azalea

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 10:23
Nicki Minaj

Reperja e njohur amerikane Nicki Minaj ka vënë në shënjestër këngëtarët e saj rivalë, Megan Thee Stallion dhe Iggy Azalea në albumin e saj të ri “Pink Friday 2”.

10 herë e nominuara për Grammy publikoi albumin e pestë të shumëpritur në studio në ditëlindjen e saj të 41-të të premten dhe disa prej teksteve të artistëve u interpretuan nga fansat si një ‘diss’ ndaj dy këngëtareve të tjera.

Me Iggy Azalea artistja pati një mosmarrëveshje për një bashkëpunim i cili dështoi.

Albumi me 22 këngë ka edhe bashkëpunime me artistë të tjerë të njohur përfshirë Drake, Lil Wayne dhe Future. Fansat kishin kohë që prisnin për këtë album i cili fillimisht se do të dilte më 20 tetor.

Më vonë atë muaj, ajo zbuloi titullin e albumit dhe e shtyu datën e publikimit në 17 nëntor. Në atë periudhë, ajo i siguroi fansat se pritja do ja vlente.

“Pink Friday 2” është një referencë për albumin e saj debutues, Pink Friday, i cili u publikua në 2010.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat