A i dedikohet Drake? Kanye West shfaqet me bluzë me simbolin e shqiponjës

Mediale Vip

A i dedikohet Drake? Kanye West shfaqet me bluzë me simbolin e shqiponjës

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 12:32
Kanye West

Kanye West është njëri nga reperët që është përfshirë në një sërë polemikash gjatë viteve të fundit.

Ai është komentuar për deklaratat kontroverse e për paraqitjet e çuditshme që ka bërë në publik.

Artisti tani është duke punuar në një album të ri me Ty Dolla Sign.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DONDA TIMES (@dondatimes)

Në fakt, Ye hodhi një këngë me Ty Dolla Sign, të quajtur “Vultures”.

Tani, duket sikur kënga ka markën e saj.

Kanye shihej me një logo ku shkruhej “Vultures”; dhe përfshinte përshkrimin e një shqiponje dykrenore.

Siç vuri në dukje HipHopDX, kjo mund të ishte një ‘diss’ me kokë për Drake i cili veshi diçka si kjo në videon e “Polar Opposites”.

Sigurisht, kjo është edhe logoja në flamurin e Shqipërisë.

Duket se me këtë veprim Kanye ka dashur të godasë Drake, duke qenë se janë dy rivalë në industrinë e muzikës ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat