Valbona Selimllari ‘shpërthen’ ndaj Xhemi Shehut për imitimin: Më ka tallur

Mediale Vip

Valbona Selimllari ‘shpërthen’ ndaj Xhemi Shehut për imitimin: Më ka tallur

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 16:33
Valbona Selimllari dhe Xhemi

Valbona Selimllari ka qenë së fundmi e ftuar në “Fan Club” në kuadër të spektaklit “Dancing With the Stars”.

Ikona e bukurisë shqiptare ka folur rreth këtij kompeticioni, pasi ndodhet për të dytën herë në këtë garë kërcimi.

Ajo mes tjerash u pyet nga moderatorja Kiara Tito rreth imitimit që iu ka bërë nga Xhemi Shehu në “Portokalli”.

“Nuk e kam ndjekur, e dyta nuk më pëlqen të më imitojnë. E di pse. Sepse mua nuk më pëlqen të më vësh një pamje që nuk e kam, kjo është pjesë personaliteti”, u shpreh ajo.

Selimllari tutje shtoi: “Mua më pëlqen të më imitojnë, të më kapësh mimika, lëvizjen, zërin, gjuhën e trupit. Por të më vësh fjalë për të më nxjerr si një, nuk më pëlqen. As nuk dua ta diskutoj. Por sigurisht, e kuptoj të gjithë sasinë e humorit”.

Ajo mes tjerash në fund tha: “Unë si natyrë nuk i përjetoj mirë, unë jam njeri që bëj shaka pak, jam person që i kontrolloj shumë shakatë e mia për të mos fyer. Unë jam njeri me shumë parime. Mua nuk më pëlqen të tallem me dikë dhe një pjesë të humorit mua më duket sikur, është më shumë tallje se sa një shaka për të bërë të tjerët të qeshin”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat