Romeo Veshaj konkurent në “Big Brother Vip 3”, Donaldi i zbulon sekretin vëllait: Në vitin 2024

Mediale Vip

Romeo Veshaj konkurent në “Big Brother Vip 3”, Donaldi i zbulon sekretin vëllait: Në vitin 2024

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 15:10
Romeo Veshaj

Moderatori Romeo Veshaj është një ndër personazhet VIP që prej kohësh po përfliytet se do të bëhet pjesë e shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”.

Çfarë po thuret, Romeo Veshaj në 'Big Brother VIP

Së fundmi vëllai i tij, Donald Veshaj ka qenë i ftuar në “E diell”, ka zbuluar disa nga planet e moderatorit.

Ai tregoi se Romeo nuk ka luajtur në filmin e tij me Bora Zemanin, pasi po merret me një projekt mëtë madh, ndërsa Donaldi nuk zbuloi më shumë detaje duke shtuar akoma më shumë dyshimet se ka të bëjë me “BBV”.

“Romeo është duke bërë edhe ai një projekt shumë të madh, për të cilin unë nuk kam të drejtë të flas sepse i takon atij dhe njerëzve që e prodhojnë të flasin për të. Është një projekt shumë interesant për të cilin do të dëgjoni në vitin 2024. Ai ka qenë shumë i angazhuar dhe iu desh të na linte. S’do ia fal gjithë jetën por…”– tha moderator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat