Spektakli në Big Brother VIP Kosova 2 nis me Melinda Ademin – performon përpara banorëve

Mediale Vip

Spektakli në Big Brother VIP Kosova 2 nis me Melinda Ademin – performon përpara banorëve

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 21:43
Melinda Ademi

Ashtu siç është paralajmëruar, Melinda Ademi, ka hyrë në Big Brother VIP Kosova 2.

Ajo ka nisur spektaklin e së hënës me një performancë përpara banorëve, teksa interpretoi këngën e re me Bardhin “Mos ma prish”.

Bukuroshja e njohur ka shkëlqyer me paraqitjen, në një fustan të shkurtër argjendi shkëlqyes dhe këmishë të bardhë.

Ajo më pas vazhdoi me interpretimin e disa hiteve të tjera që ka realizuar ndër vitesh, sikur “Melodia” e “A m’ke dasht” me Ledri Vulën.

Kjo ka qenë një surprizë e bukur për konkurrentët, të cilët kanë kërkuar vazhdimisht për artistë.

Ata kanë kërcyer e janë argëtuar mjaft shumë me këngët e artistes shqiptare.

“Shumë faleminderit banorë. Veç vazhdoni banorë. Jemi kënaqur”, u shpreh Ademi në fund të performancës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat