Shfaqet klipi – momenti kur Azemi kërkoi largimin nga shtëpia

Mediale Vip

Shfaqet klipi – momenti kur Azemi kërkoi largimin nga shtëpia

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 21:52
Azem Gagica

Azem Gagica ka qenë njëri nga banorët më të komentuar gjatë kësaj kohe.

Së fundmi u shfaq një klip, ku ai tregon se nuk ndihej mirë dhe se kërkoi largimin nga shtëpia.

Kjo erdhi pas raportit të krijuar me Alba Vukajn, për të cilën ka shprehur një pëlqim që nga fillimi i këtij edicioni.

“Kam dashur të gjej një rrugë të mirë, që mos t’i pengoj as kësaj as vetes, nuk kam mundur ta zgjedh”, tha ai.

Gagica në klip kishte shprehur: “Më pëlqen Alba. Nuk jam mirë. Po dua me dalë prej kësaj shtëpie. Nuk dua të rri më këtu. A e di ku i kam rrobat unë, dua të dalë. Nuk po mundem të rri më”.

Azemit gjithashtu i pengoi fakti që bukuroshja shkodrane këtë kohë u afrua më shumë me Blerandon.

I njëjti mes tjerash u shfaq me plot mllef dhe bëri deklarata të ndryshme në lidhje me këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat