Historia prekëse e Bleros – flet për periudhën e errët kur shkoi për një trajtim jashtë vendit për shkak se ishte në depresion

Mediale Vip

Historia prekëse e Bleros – flet për periudhën e errët kur shkoi për një trajtim jashtë vendit për shkak se ishte në depresion

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 22:39
Blero

Ai është njëri nga artistët që ka një karrierë të gjatë në tregun muzikor shqiptar.

Bëhet fjalë për Bleron, i cili tani ka afro 20 vite në skenë, teksa këtë periudhë ka qenë një personazh shumë i komentuar në media.

Këngëtari i njohur ka bërë një rrëfim të rrallë në Big Brother VIP Kosova 2, teksa ka prekur me fjalët për ato që ka përjetuar.

Historia nisi me kohën kur ishte fëmijë, jetën në Suedi, familjen e mes tjerash edhe për karrierën që ndërtoi.

45 vjeçari zbuloi për publikun edhe një periudhë të errët në jetë, kur u trajtua për shkak të ankthit e depresionit.

“Para tre viteve, më është dashur të shkoj në një trajtim nja dy muaj ditë, jashtë vendit se ka ditur askush ku jam. Një trajtim për gjendje emocionale, kam qenë bajagi në depresion të thellë”, u shpreh ai.

Blero në BBVK theksoi sërish: “Në atë kohë, e kuptova që ka ardhur koha për një trajtim. Nuk jam tip shumë i hapur. E pashë shumë për veten time së pari, për vajzën, për familjen time. Më është akumuluar shumë gjatë viteve. Kam pasur nevojë për një trajtim, depresioni, ankthi. Askush nuk e ka ditur. Trajtimet e tilla janë shumë me rëndësi, shëndeti mendor, fizik, çfarëdo që të jetë”.

Blero Muharremi ka folur edhe për vajzën e tij të vetme, Tarën, duke thënë se është gjithçka për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat