“Kur nuk të do familje jote, nuk të do as kojshia” - Meti Alshiqi flet pas frazës virale në Big Brother

Mediale Vip

“Kur nuk të do familje jote, nuk të do as kojshia” - Meti Alshiqi flet pas frazës virale në Big Brother

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 12:44
Blero Muharremi dhe Meti Alshiqi

Meti Alshiqi ka thyer heshtjen duke folur për herë të parë pas përjashtimit nga Big Brother VIP Kosova 2.

Ai ka reaguar për incidentin që pati me Blerandon, për momentin që e kishte goditur në pjesën e stomakut.

Veç tjerash, prezantuesi tha se tani Blerandon e sheh vetëm si fans, asgjë tjetër.

I njëjti ka folur edhe për frazën virale që u bë në Big Brother, ku i përfshirë ka qenë edhe Blero.

“Kur nuk të don familje jote nuk të don as kojshia, që do të thotë, gjithçka. Si ka qenë historia?”, ka qenë pyetja që iu drejtua nga gazetari në një material të emisionit Prive.

“Historia ka qenë kështu, kur dola që i kam takuar familjarët, shoqërinë. Nëse nuk të do familja jote, nuk të do as kojshia. Unë totalisht zero çfarë ka ndodhur jashtë, se kam ditur që është bërë virale”, u shpreh ai.

Meti vazhdoi: “Kemi qenë në darkë pas Prime-t besoj e di që kam qenë duke diskutuar me banorët e tjerë, e pata qasjen për një temë të caktuar. E di që ka folur Blero po nuk ka qenë i inkuadruar në temë, veç e kam dëgjuar duke thënë; Kur nuk të do familja jote, edhe iu kam kthyer çfarë do të thotë kjo, më tha ti ma bëre pyetjen. Pastaj kur e pashë ke diçka shumë argëtuese”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat