Hilary Duff zbulon se po bëhet nënë për herë të tretë

Mediale Vip

Hilary Duff zbulon se po bëhet nënë për herë të tretë

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 06:55
Hilary Duff

Hilary Duff ka zbuluar se është në pritje të fëmijës së saj të katërt.

Ylli 36 vjeçe, njoftoi lajmin e lumtur me një kartolinë Krishtlindjesh ku ajo pozon me bashkëshortin Matthew Koma, vajzat e tyre Mae, pesë, Banks, dy, dhe djali Luca, 11 vjeç, të cilin e ndan me ish-burrin Mike Comrie.

Ajo tregoi barkun e rrumbullakosur e veshur me pizhame, teksa shkroi: “kaq shumë për netët e heshtura”.

Koma ndau gjithashtu një foto me vendndodhjen e etiketuar në mënyrë gazmore si “klinika e vazektomisë”.

Duff u martua me Koma,  në vitin 2019, pasi një romance që nisi në vitin 2016.

Ajo ishte martuar më parë me Mike Comrie, 43 vjeç, nga 2010-2016.

Në planin profesional, Hilaryt së fundi iu anulua shfaqja e saj “Hulu” – “How I Met Your Father”, një ‘sit-com’ i “How I Met Your Mother”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat