Ndërron jetë në moshën 61 vjeçare aktori Andre Braugher

Mediale Vip

Ndërron jetë në moshën 61 vjeçare aktori Andre Braugher

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 12:15
Andre Braugher

Andre Braugher, i njohur për rolin e tij si kapiteni Ray Holt në “Brooklyn Nine-Nine”, ka vdekur.

Aktori i famshëm ndërroi jetë në moshën 61 vjeçare.

Zëdhënësi i Braugher konfirmoi për Fox News Digital se ai vdiq pas një sëmundjeje të shkurtër.

Përveç këtij roli, Braugher fitoi vlerësime duke luajtur rolin e detektivit Frank Pembleton për gjashtë sezone të “Homicide: Life on the Street”.

I njëjti luajti së bashku me Andy Samberg në serialin e suksesshëm “Brooklyn Nine-Nine”, ku fitoi edhe dy çmime.

Ai fitoi ‘Emmy’-n e tij të parë për rolin e tij kryesor në “Thief” dhe një tjetër Emmy në vitin 1998 për punën e tij në serialin “Homicide”.

Andre gjithashtu mori një nominim për ‘Golden Globe’ për rolin e tij si Dr. Ben Gideon në dramën televizive “Gideon’s Crossing”.

Luajti edhe në filma të tjerë si: “The Mist”, “Fantastic Four: Rise of the Silver Surfer”, “Frequency”, “Thick as Thieves” dhe “City of Angels”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat