Kartolina e Krishtlindjes së familjes mbretërore me fotoshop?!

Mediale Vip

Kartolina e Krishtlindjes së familjes mbretërore me fotoshop?!

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 22:50
Familja mbreterore

Princi William dhe Kate Middleton publikuan foton familjare për kartolinën e Krishtlindjes. Një foto bardhezi e cila padyshim është një panoramë shumë e bukur e një familjeje të lumtur e të qeshur pranë njëri-tjetrit.

Mirëpo, duke e parë me një sy detajist, disa gjëra nuk shkojnë.

Komentuesit kanë vënë re se diçka nuk shkon te dora e Louis. I vogli i familjes duket se ka qenë viktimë e një përpjekjeje të dështuar të Photoshop-it.

Mirëpo jo vetëm kaq. Të tjerë komentues kanë vënë re se këmba e majtë e Princit William dhe njëra nga këmbët e Kate Middleton mungojnë.

Karta e Krishtlindjeve e familjes mbretërore u publikua menjëherë pas publikimit të librit të gazetarit Omid Scobie Endgame, i cili pretendonte se Kate Middleton së bashku me mbretin Charles janë racist, pasi janë shqetësuar për ngjyrën e lëkurës së Archie, fëmijës së Princ Harry dhe Meghan Markle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat