Anuloi projektin muzikor me Luiz Ejllin, Anxhela Peristeri zbulon për herë të parë arsyen

Mediale Vip

Anuloi projektin muzikor me Luiz Ejllin, Anxhela Peristeri zbulon për herë të parë arsyen

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 11:03
Angjela Peristeri dhe Luiz Ejlli

Këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Pardon My French”, ku ka zbuluar më shumë rreth jetës së saj personale dhe profesionale.

E teksa gazetari e pyeti se cili ëhstë artisti që ka refuzuar një projekt, këngëtarja tha që ai është Luizi për shkak të kohës dhe angazhimeve të shumta të këtij të fundit, ndërsa tha se të njëjtin projekt muzikorë e zhvilloi me Vedat Ademin.

 “Ka qenë Luizi në plan. Ishte ky projekt që për aryse të ndryshme të karrierës së Luizit nuk u realizua. Kështu që u realizua më vonë me Vedatin. Unë mendoj që është një këngë shumë e bukur dhe të gjithë do ta mirëprisnin. Mendimi për Luizin nuk ishte asnjëherë për komercialitet, sepse Luizi është një këngëtar festivalesh dhe e ka vërtetuar këtë.

Zëri i Luizit në këtë këngë do të rrinte shumë mirë dhe ne prandaj e menduam. Për asnjë arsye komerciale. Nga momenti që nuk u realizua, pastaj vendosëm një plan B që ishte Vedati”– tregoi Anxhela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat