“Skandal je, nuk je duke udhëhequr asgjë” – Blero dhe Gani Gërmia zihen gjatë ‘Darkës së të Nominuarve’

Mediale Vip

“Skandal je, nuk je duke udhëhequr asgjë” – Blero dhe Gani Gërmia zihen gjatë ‘Darkës së të Nominuarve’

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 23:38
Blero dhe Gani Gërmi

Blero dhe Gani Gërmia kanë pasur një përplasje në mes vete gjatë ‘Darkës së të Nominuarve’.

Teksa Blero po e udhëhiqte këtë darkë, atij nuk i pëlqeu një reagim i gazetarit, gjë që bëri të reagonte ashpër.

Ai i tha se duhet të lidhet me pyetjen dhe që të mos bëjë komente, në mënyrë që të mos zgjatet biseda më shumë.

“Lidhu me pyetje, jo komente”, iu drejtua këngëtari atij, ku reagoi menjëherë duke thënë: “Mirë de lem o vëlla. Nuk je duke udhëhequr asgjë. Lem ta përfundoj”.

“O zhurmagji. Nuk mundesh ti me dhënë komentin tënd, a ke pyetje konkrete që lidhet me të”, shtoi artisti.

I njëjti tutje theksoi: “Je duke i shfrytëzuar gjërat që nuk kanë të bëjnë hiç me këtë”.

E në fund nuk mungoi një tjetër koment i humoristit, ku i tha Bleros: “Je skandal”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat