Shfaqet videoklipi që tregon Lumbardhin duke bërë flirtimet e njëjta edhe me Albyn edhe me Kaderin

Mediale Vip

Shfaqet videoklipi që tregon Lumbardhin duke bërë flirtimet e njëjta edhe me Albyn edhe me Kaderin

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 22:41
Lumbardhi, Alby dhe Kader

Shtëpia e Big Brother VIP Kosova 2 po dëshmon ndryshime të mëdha në marrëdhëniet mes banorëve.

Lumbardhi ka qenë në qendër të vëmendjes, veçanërisht në lidhje me marrëdhëniet e tij me Albyn dhe Kaderin.

Në fillim të aventurës së tij në shtëpi, Lumbardhi shfaqi një interes të veçantë për Albyn dhe së shpejti, të dy banorët u shfaqën së bashku duke treguar një afrimitet.

Megjithatë, pas hyrjes së Kaderit në lojë, Lumbardhi ndryshoi.

Ai u tërhoq nga Alby dhe filloi të krijojë një miqësi më të ngushtë me Kaderin. Ky veprim i Lumbardhit shkaktoi habi dhe spekullime, duke lënë përshtypjen se mund të kishte xhelozi nga ana e Albyt.

Sonte (e premte) gjatë spektaklit, Kaderi ka folur për marrëdhënien e saj me Lumbardhin:

“Unë asnjëherë nuk kam folur keq për Albyn. Tjetra, Lumi me të vërtetë i ka bërë gjestet e njëjta si me Albyn edhe me mua, por fjalët jo,” ka deklaruar Kaderi.

“Unë e kam vërejtur që po i pengon çdo herë kur të flas ose të afrohem ty, unë kam pasur qejf të rri me ty, por nga ana tjetër e kam parë që Albyt po i pengon” – i rrëfehet Lumi Kaderit.

“Ndërsa Alby thotë që nuk i pëlqen kur një njeri sillet njësoj me dy vetë. Unë i kam bërë dy hapa mbrapa për t’i dhënë dy vetave kohe me e njoftë njëri-tjetrin, siç ka kërku Lumi vetë.” -Alby shprehet në dhomën e rrëfimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat