Salsano rikthehet në DWTS, i jep një mesazh “të koduar” Valbona Selimllarit

Mediale Vip

Salsano rikthehet në DWTS, i jep një mesazh “të koduar” Valbona Selimllarit

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 09:38
Salsano Rrapi

Salsano Rrapi u rikthye në skenën e “Dancing With The Stars”, por këtë herë si partneri i Atalanta Kërçykut.

Dikur një ish-konkurrent i programit të kërcimit, mbrëmjen e sotme performanca e Salsanos u pëlqye nga anëtarët e jurisë. Kimia që kishin me njëri-tjetrin në kërcim u vlerësua pozitivisht në ‘DWTS’.

Por duke marrë vlerësimet maksimale të jurisë, Salsano i tha Valbonës: “Bona, ti e di që ne të duam shumë…“

“Pse kush e ka vënë ndonjëherë në dyshim këtë?” – ishte pyetja retorike e Valbona Selimllarit, por Salsano vendosi të lërë me kaq.

Mesazhi “me kod” i Salsanos, me siguri i drejtohej Valbonës për shkak të deklaratës së saj të fundit për imitimin nga Xhemi Shehu në “Portokalli”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat