“Më tha shko dhe fitoje çmimin e madh” – Shqipja tregon se kush e nxiti të hynte në BBVK

Mediale Vip

“Më tha shko dhe fitoje çmimin e madh” – Shqipja tregon se kush e nxiti të hynte në BBVK

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 15:38
Shqipe Hysenaj

Banorja nga Shqipëria e Big Brother VIP Kosova, Shqipe Hysenaj mbetet ndër personazhet më të komentuar të shtëpisë së famshme.

Por, nxitja për t’u bërë pjesë e BBVK, Shqipja u shpreh se erdhi nga ana e vëllait të saj.

Gjatë një diskutimi së fundmi, ajo tha se ishte vëllai i saj që ka insistuar që ajo të bëhej pjesë e ‘reality-show’-t.

“Ai më ka shtyrë të futem këtu, më tha shko e fitoje çmimin e madh”, ka thënë Shqipja.

Kujtojmë që në spektaklin e së premtes, Shqipja mori një befasi pikërisht nga vëllau i saj.

Ai hyri në shtëpinë e BBVK për një takim me motrën e tij, pikërisht në natën kur Shqipja edhe festoi ditëlindjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat