Të dukesh si vajzat e famshme kushton shumë, blogerja flet pa doreza

Mediale Vip

Të dukesh si vajzat e famshme kushton shumë, blogerja flet pa doreza

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 15:41
Blair Walnuts.

Grimi, flokët, thonjtë janë të kushtueshme dhe është shumë e lehtë që të krahasosh imazhin vetjak me atë të një personazhi të famshëm. Kultura e rrjeteve sociale po tregon se jo vetëm të famshmit mund të kenë regjime të shtrenjta bukurie, por edhe njerëzit e zakonshëm.

Por një nga blogere është treguar transparente dhe ka zbuluar shumën ekzakte që ka shpenzuar për pamjen e saj për të qetësuar ndjekësit që ankohen se nuk duken si ajo.

“E urrej që jemi rritur me të famshëm që shtiren se rregullimet e tyre dhe plakja e hijshme lidhen me lotarinë gjenetike. Jo, Jennifer Lopez nuk po përdor vaj ulliri në lëkurë, me gjasë është tërheqje e lëkurës së fytyrës”, shpjegon Blair Walnuts.

Ajo tregon ndërhyrjet estetike që ka bërë në pamjen e saj. E para ishte operacioni i hundës që i ka kushtuar 3500 dollarë. “Kaq për rinoplasti dhe septoplasti. Kjo përfshinte një ditë qëndrimi në spital, por jo fluturimet dhe hotelin!.

Në total, Blair ka shpenzuar 10.000 dollarë për operacionet, përfshirë gjoksin i cili ka kushtuar 6000 dollarë dhe e ka bërë 10 vite më parë. Botox-i dhe injeksionet kushtojnë 2500 dollarë. Ajo shton se injeksionet e buzëve i ka bërë rreth tre herë.

Për mirëmbajtjen e flokëve, dekolorimin dhe extensions paguan 2000 dollarë në muaj, thonjtë me metodën ruse kushtojnë 300 dollarë dhe zgjasin 6 javë.

Për trajnerin personal ajo paguan 100 dollarë për çdo seancë sepse dëshironte rezultate “më të shpejta”. “Do ju rekomandoja që të paguanit një trajner për 2-3 seanca dhe më pas vazhdoni të përsërisni ushtrimet e tyre në vazhdim kështu që mund të kurseni disa para”.

Pra, përpara se të krahasoni portretin tuaj në pasqyrë me imazhet që shfaqen në ekranin e celularit, kujtohuni se në rrjetet sociale asgjë nuk është siç duket.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat