Genc Prelvukaj dhe Bujari vijnë me “Sa katile”

Mediale Vip

Genc Prelvukaj dhe Bujari vijnë me “Sa katile”

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 19:54
Genc Prelvukaj

Genc Prelvukaj ka publikuar së fundmi një projekt të ri muzikor.

“Sa katile” mban titullin kënga, për të cilën ka bashkëpunuar me Bujarin.

Ky projekt i dyshes tashmë ndodhet në YouTube dhe besohet se do të pëlqehet nga publiku.

Teksti është shkruar nga vet artisti me miksim dhe masterizim nga Granit Ismajli.

Producimi po ashtu u bë nga vet Genci bashkë me artistin gjilanas.

Videoja iu besua produksionit Black Fish Entertainment.

Genci vetëm pak ditë më parë solli një duet me partneren e tij, Eni Koçin dhe Granit Ismajlin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat