Valbona Selimllari sqaron deklaratën për Xhemi Shehun: E kanë keqkuptuar, e kam shumë zemër

Mediale Vip

Valbona Selimllari sqaron deklaratën për Xhemi Shehun: E kanë keqkuptuar, e kam shumë zemër

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 21:42
Ronaldo Sharka dhe Valbona Selimllari

Valbona Selimllari pak javë më parë ka qenë e ftuar në një program, ku ka folur mes tjerash edhe për imitimet që ia bëjnë.

Ajo mes tjerash u pyet për imitimin e Xhemi Shehut në “Portokalli”, ku tha në tërësi që nuk i pëlqen të imitohet.

Ikona e bukurisë shqiptare kishte bërë një shpërthim duke thënë se edhe e kanë talluar.

E pyetur së fundmi nga gazetari Ronaldo Sharka se si qëndron e vërteta, ajo tha se nuk ka asnjë problem me të.

Valbona thekson se Xhemin e ka shumë zemër dhe se njerëzit e kanë keqkuptuar këtë.

“Xhemin e kam zemër. Unë nuk kam asgjë me Xhemin. Mua nuk më pëlqejnë të më imitojnë, por nuk kam asgjë me Xhemin”, u shpreh ajo.

Zeshkania e habitur shtoi: “Xhemi e ka shumë të qartë se e kam shumë xhan. Për të gjithë ata që kanë keqkuptuar nuk kam asnjë problem me Xhemin. Nuk më pëlqejnë të më imitojnë se është natyra ime”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat