Imitimi në Portokalli, Valbona sqaron deklaratën: Jam e kënaqur që më imiton Xhemi, ajo është e bukura e dheut

Mediale Vip

Imitimi në Portokalli, Valbona sqaron deklaratën: Jam e kënaqur që më imiton Xhemi, ajo është e bukura e dheut

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 22:18
Valbona Selimllari

Anëtarja e jurisë së “Dancing With the Stars”, Valbona Selimllari ka sqaruar deklaratën e bujshme të një jave më parë, ku tha se nuk i pëlqente ta imitonin dhe i dukej si tallje.

E pyetur nga gazetari Ronaldo Sharka gjatë premierës së filmit “5 herë jo”, Valbona tha se deklarata e saj është keqkuptuar dhe në asnjë mënyrë nuk ka gjë personale me Xhemin.

-Nëse Xhemi Shehu vjen sot në premier, do e takoje?

Valbona– Xhemin e kam zemër, a jeni normal

-Ne po prisnim ndonjë gjyq

Valbona- Pse të kem ndonjë gjë unë me Xhemin. Mua nuk më pëlqen të më imitojnë, por nuk kam asgjë në marrëdhënie me xhemin. Ajo e di që unë nuk kam asgjë. Un e kam shumë xhan, për të gjithë ata që e kanë keqkuptuar nuk kam asnjë problem. Unë e kam thënë edhe aty, nuk ka asnjë qëllim. Ajo është e bukura e dheut, jam e kënaqur që më imiton ajo se është aq e bukur. Unë e kam xhan, unë e jam sinqertë. Kjo nuk ka konotacion tjetër, nuk ka lidhje me Xhemin. Ju duhet të përmblidheni pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat