“Vëllai i Madh” liron nga prangat Bucin, Besin dhe Ganiun

Mediale Vip

“Vëllai i Madh” liron nga prangat Bucin, Besin dhe Ganiun

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 23:05
Big Brother Kosova

“Vëllai i Madh” ka marrë vendim që t’i liroi nga prangat tre banorët e Big Brother VIP Kosova, Bucin, Besin dhe Ganiun.

Ata tani mund të zhvillojnë biseda me banorët e tjerë në këtë reality shou.

Të njëjtit u shprehën shumë të lumtur e të gëzuar pas vendimit që iu transmetua.

“Ylli, Besi dhe Ganiu, pas vlerësimit se kjo mund të jetë nata e fundit për njërin prej jush në shtëpi dhe duke marrë parasysh që nuk do të keni darkë të nominuarve, kam vendosur të iu liroi nga prangat dhe moskomunikimi me banorët e tjerë”, thuhet në njoftim.

“Iu inkurajoi të përdorni këtë kohë për të biseduar dhe sqaruar me banorët e tjerë rreth gjërave që u kanë mbetur peng pa i diskutuar, moskonsumimi i alkoolit mbetet në fuqi”, thuhej në zarfin të cilin për ta e lexoi Edona.

Ata gjithashtu janë në nominim dhe njëri nga ta do të largohet të hënën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat