"Kur do të flisni për ndjekësit?" Sara Hoxha braktis intervistën: Kur të jemi gati! Je shumë i poshtër, më the se nuk do ma bëje atë pyetje

Mediale Vip

"Kur do të flisni për ndjekësit?" Sara Hoxha braktis intervistën: Kur të jemi gati! Je shumë i poshtër, më the se nuk do ma bëje atë pyetje

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 23:45
Sara Hoxha

Aktorja dhe blogerja e njohur Sara Hoxha ishte pjesë e pritjes për premierën e filmit “5 Herë jo!”, filmi i parë i çiftit Donald Veshaj dhe Bora Zemani.

Sara që prej publikimit të filmit “Në kuadër të dashurisë”, në të cilin ajo kishte një rol, për të cilin thuhet se shkëlqeu, ka rrëmbyer vëmendjen mediatike për shkak të krizës që përflitet se ajo mund të jetë duke përjetuar me këngëtarin Ledri Vula.

Kur të jemi gati. Prandaj u eliminove ti, duhet të ndalosh t’i japësh gojës kaq shumë. Mos bëj pyetje të sikletshme! Je shumë i poshtër, sepse më the, ‘nuk do ta bëj atë pyetje’, i është drejtuar blogerja.

Ndarja e Ledrit dhe Sarës ka qenë padyshim ndarja më e komentuar e këtij viti, kjo për faktin se çifti gëzon një pëlqim të madh nga ndjekësit.

Megjithatë, ajo që fillimisht u raportua si një ndarje me mirëkuptim, shpejt u kuptua që në fakt paska qenë një ndarje konfliktuale. Ndonëse asnjë nga palët nuk flet rreth shkaqeve që çuan në krisjen e këtij raporti, faktet tashmë kanë zbuluar shumë rreth dinamikave që kjo histori pati, në ditët e fundit të saj.

Gjërat janë bërë edhe më të qarta, pas ditëlindjes së vajzës së tyre, Poem Blu. Sara që pas ndarjes nga Ledri, pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar në Tiranë, së bashku me vajzën e saj.

E duket se diferencë nuk ka bërë as ditëlindja e vogëlushes, që Sara ka vendosur ta festojë këtu. Në rrjetet sociale, blogerja ka vendosur mos të zbulojë shumë detaje nga festa, duke zgjedhur që të mjaftohet me një urim, pa zbuluar detaje të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat