“Big Brother Fan Club” nën moderimin e Efi Dhedhes? Ja detaji që “tradhtoi” ish-banoren duke e nxjerrë zbuluar

Mediale Vip

“Big Brother Fan Club” nën moderimin e Efi Dhedhes? Ja detaji që “tradhtoi” ish-banoren duke e nxjerrë zbuluar

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 12:13
Efi Dhedhes

Sezoni i tretë i “Big Brother Vip Albania”, pritet të startojë me 13 janar 2024, ndërsa së bashku me të do të fillojë edhe “Big Brother Fan Club”, në të cilin bëhen përmbledhjet javore.

Prej kohësh në rrjet po përflitet se Efi Dhedhes është një ndër pretendentet që po flitet se do të moderojë spektaklin, megjithëse një lajm i tillë akoma nuk është konfirmuar.

Një tjetër pretendente u aludua se mund të jetë edhe moderatorja Kiara Tito, megjithëse mesa duket ajo e ka të pamundur që të moderojë një spektakël pasi është shtatzënë dhe do të shkëputet nga ekrani për disa kohë derisa të sjellin në jetë të voglën e saj.Deri më tani nuk ka asnjë emër të konfirmuar për drejtimin e “Fan Club”.

Ishte Efi ajo që i shtoi akoma më shumë dyshimet se këto lajme janë të vërteta pasi javën e kaluar konfirmoi rikthimin në ekran.Kjo do të jetë hera e parë që ish-banorja e “BBV” do të moderojë një spektakël pasi Efi nuk ka prezantuar asnjë program më parë, por u bë pjesë e ekranit duke marrë pjesë në spektakle të ndyshme, ku përveç “BBV” ajo ishte konkurente e “Përputhen” për të gjetur dashurinë.

Pas pjesëmarrjes në “Big Brother Vip Albania”, Efi Dhedhes bëri për vete një pubik të gjerë, të cilët e mbështetën atë edhe pas daljes nga spektakli.

Prej kohësh në rrejt po qarkullojnë zëra se këtë sezon, “BBV” nuk do të moderohet nga Arbana Osmani por nga Ledion Liço, megjithëse një gjë e till akoma nuk është konfirmuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat