Përplasje e ashpër mes Shqipes dhe Albës – Blerando bëhet ‘mollë sherri’

Mediale Vip

Përplasje e ashpër mes Shqipes dhe Albës – Blerando bëhet ‘mollë sherri’

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 22:03
Alba, Shqipja

Në javën që lamë pas një përplasje e ashpër ka ndodhur mes Shqipe Hysenajt dhe Alba Vukajt.

E duket se në këtë mes është përfshirë edhe banori tjetër i këtij formati, Blerando.

Shqipja duket se ka filluar të ketë një inat me Albën, pas afrimitetit të kësaj të fundit me këngëtarin.

Kjo u diskutua edhe në spektaklin e natës së sotme (e hënë), ku u ballafaquan të dy konkurrentet.

“Mua më duket sikur kanë pëlqim, por nuk kanë pëlqim”, dëgjohet të ketë thënë Shqipja.

“E bën sikur I thua në sy, por nuk e bën. Flet pas shpinës”, theksoi nga ana tjetër Alba.

Të njëjtat u sqaruan edhe këtë Prime, ndonëse reaguan edhe të tjerët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat