“E mbyllim marrëdhënien” – Ardi dhe Shqipja prishin raportet shoqërore

Mediale Vip

“E mbyllim marrëdhënien” – Ardi dhe Shqipja prishin raportet shoqërore

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 22:51
Ard Gashi dhe Shqipe Hysenaj

Ard Gashi dhe Shqipe Hysenaj krijuan një raport të mirë shoqëror në Big Brother VIP Kosova 2.

Por, duket se kjo nuk zgjati edhe aq shumë pasi tani i kanë ndërprerë marrëdhëniet me njëri-tjetrin.

Ky raport i tyre u diskutua edhe në spektaklin e natës së sotme (e hënë), të cilët po ashtu u sqaruan.

Ardi tha se ka pasur një simpati për Shqipen pasi është femër shumë e bukur, pavarësisht se e kanë kritikuar nga jashtë.

Por me kalimin e kohës marrëdhënia e tyre është ftohur, pasi që Ardit disa sjellje të saj nuk i kanë pëlqyer.

Sa i përket Shqipes, ajo në fund të një klipi që u prezantua tha që ‘marrëdhënia e tyre shoqëruar’ ka mbaruar.

Sidoqoftë, ata tani po vazhdojnë të luajnë lojën e tyre dhe për atë që kanë hyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat