Mane: Rrëfimi i Kaderit, të jetë kambanë alarmi për nënat e papërgjegjshme

Mediale Vip

Mane: Rrëfimi i Kaderit, të jetë kambanë alarmi për nënat e papërgjegjshme

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 06:09
Bledi Mane

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova, Bledi Mane, ka komentuar mbi rrëfimin e Kaderit gjatë ‘Prime’.

Mane ka thënë se një rrëfim i tillë duhet të shërbejë si “kambanë alarmi” për të gjitha nënat që heqin dorë nga përgjegjësia mbi rritjen e fëmijëve të tyre.

“Le të jetë rrëfimi i Kaderit një kambanë alarmi për të gjitha nënat e papërgjegjshme që braktisin fëmijët në një moshë delikate. Kuraja e Kaderit tregon se njeriu gjen forcë brenda veti, dhe bëhet dikush në jetë.

Hyrja e Kaderit në BBVK tanimë ka më shumë vlerë, sepse tani jep mesazhe shumë të forta”, ka thënë Mane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat