“Më vjen çudi për realitetin”- Romeo Veshaj e puthi nga emisioni, Jonida Maliqi zbulon raportin me ish të dashurin

Mediale Vip

“Më vjen çudi për realitetin”- Romeo Veshaj e puthi nga emisioni, Jonida Maliqi zbulon raportin me ish të dashurin

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 13:21
Jonida Maliqi dhe Romeo

Këngëtarja e njohur shqiptare, Jonida Maliqi prej disa ditësh është në qendër të vëmendjes së medias rozë për shkak të lajmeve se së bashku me ish të dashurin Romeo Veshaj do të bëhet pjesë e “Big Brother Vip 3”, megjithëse një lajm i tillë është hedhur poshtë nga artistja.

Së fundm teska mori pjesë në premierën e filmit “5 Herë JO” të Bora Zemanit dhe Donald Veshaj, këngëtarja është intervistuar nga Ronaldo Sharka, ku nuk mungoi edhe një pyetje me spec për ishin e saj Romeon.

“Së fundmi nga përmendja që Romeo bëri në emision si është raporti mes jush?”– e pyeti moderatori, ndërsa Jonida tregoi që ajo dhe Romeo kanë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin.

“Mua më vjen çudi për realitetin që na përkon në marrëdhëniet njerëzore, shoqërore dhe në çift e rëndësishme është të ruash etikën, edukatën, mirënjohjen dhe mbi të gjitha një njeri në jetë mund të ndryshojë gjithçka po të shkuarën jo një njeri ai që mohon të shkruarën për mua ka probleme me veten në këtë rast nuk kemi komplekse për historinë tonë.”– tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat