Shqipja për Albën: Po i sillë rrotull meshkujt e shtëpisë

Mediale Vip

Shqipja për Albën: Po i sillë rrotull meshkujt e shtëpisë

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 14:32
Shqipja

Shqipe Hysenaj ka pasur mbrëmë (e hënë) një debat të ashpër me Alba Vukajn.

Ajo këtë e ka diskutuar së fundmi edhe me banorët e tjerë: Lumbardhin, Albyn dhe Kaderin.

E njëjta tha se bukuroshja shkodrane ngeli e habitur kur iu drejtua në një formë për meshkujt.

“Si ngeli Alba kur i thashë 22 vjeçe por sa eksperiencë ke pasur. Ngeli. Se 22 vjeçe, të mundohesh të sjellësh rrotull meshkujt, çfarë ke bërë më përpara”, u shpreh ajo.

Ish-konkurrentja e “Përputhen” tutje shtoi: “Ngeli keq dhe erdhi të më kërkonte llogari, i thash çka po thua. Nuk po të kuptoj. Këtu hapi gojën se e dinte që do ta mbronin të tjerët. Ajo dukja e tepërt, ke njerëz që nuk ta shohin fizikun, shohin mendjen. Nuk i kam dashur kurrë femrat e urta. Kështu e mendoj, as meshkujt e urtë”.

Sherri i tyre duket se u bë për shkak të banorit tjetër të këtij Big Brother-i, Blerandos.

Blerando ka shprehur pëlqim për Albën, e Blerando më parë ka pasur një afrimitet të madh me Shqipen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat