Enxhi Nasufi bën rrëfimim e rrallë për jetën personale: U ndava pas 7 vitesh

Mediale Vip

Enxhi Nasufi bën rrëfimim e rrallë për jetën personale: U ndava pas 7 vitesh

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 20:23
Enxhi Nasufi

Moderatorja dhe këngëtarja Enxhi Nasufi ka bërë një rrëfim të rrallë personal. E ftuar në “Live From Tirana”, ajo tha se ka përjetuar ankth që i ka ndryshuar jetën.

Enxhi u shpreh se para DWTS ka patur një ndarje me një person të rëndësishëm për të pas 7 vitesh.

Edhe pse nuk janë bashkë, Enxhi i uroi më të mirat dhe u shpreh e bindur se ai e ndjek me krenari.

"Unë kam pasur disa momente të vështira, mund t’i quajmë dhe të errëta, të përjetuara në jetën time. Një moment i vështirë ka qenë ankthi shumë i fortë që e kam përjetuar shumë dhe më ka ndryshuar jetën. Përpara “Dancing With The Stars” kam patur një ndarje me një person shumë të rëndësishëm të jetës sime, pas 7 vitesh. Kështu që ty të ndryshon jeta, ndryshon rutinën dhe gjërat duken sikur nisin nga fillimi. Por duke qenë se unë besoj se gjërat ndodhin për një arsye, kjo më ka dhënë shtysën më të madhe për të fuqizuar veten time, e ndarë nga çdo njeri tjetër. Ai nuk është më pjesë e jetës sime, por është djalë shumë i mirë dhe i uroj gjithë të mirat. Unë e di që më sheh me shumë krenari."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat