Iva Tiço flet si rrallëherë për partnerin dhe planet për martesë

Mediale Vip

Iva Tiço flet si rrallëherë për partnerin dhe planet për martesë

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 21:09
Iva Tiço

Gazetarja Iva Tiço, prej kohësh tashmë është në një lidhje dashurie me një partner gjerman, të cilin përpiqet ta mbajë larg syrit të mediave. E ftuar ditën e sotme në emisionin “Aldo Morning Show”, në Tv Klan, ajo ka folur më tepër rreth marrëdhënies së tyre, se si kjo lidhje i ka ndryshuar ata dhe jetët e tyre.

Gazetarja shprehet që për partnerin ndryshimi ka qenë më i madh, pasi ka ardhur “jabanxhi” në Tiranë.

“Ai ditëziu ka ndryshuar më shumë të them të drejtën. Tani do më pyes: “Çfarë do të thotë ditëzi në shqip?”. Hajd t’ia përkthej. Mendo, ditëzi, “black day” në anglisht. Ai ka ndryshuar më shumë se ai ka ndryshuar vendbanimin. Është bërë jabanxhi këtu te Selvia ku më more, siç e sheh. Ai ka ndryshuar më shumë, por dhe unë kam ndryshuar.

Marrëdhënia kërkon punë, nuk merret e mirëqenë. Do shumë punë, do shumë përkushtim. Ka ndryshuar koha që unë shpenzoj për gjërat e mia, për shoqet. Unë kam qenë shumë e lidhur me shoqet, kam një jetë shumë të gjallë për shkak të punës. Kështu që i kam kufizuar goxha. Për mua ka ardhur në mënyrë graduale dhe e kam bërë vetë. Po të kthehem mbrapsht… ka qenë për shembull dikur, iu thoja shoqeve, shoqeve që ishin të martuara, nuk e kuptoja për shembull pse… mendoja se nuk i linin burrat. Po tani e shoh që, thua edhe vetë, prit se ke marrëdhënie të tjera, ke detyrime të tjera. Ose fillon frekuenton më shumë çifte, që janë çifte më tepër sesa njerëz “single”.”

Ajo ka treguar se koha kur do të bëhet celebrimi nuk është vendosur akoma, pasi për momentin po kërkon të blejë një shtëpi bashkë me partnerin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat